×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dimiq: 90 për qind të akademikëve serbë e mbështesin mendimin e Kostiqit se Kosova nuk është e Serbisë

    Insajderi
    19 February 2021 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Akademiku serb Lubodrag Dimiq thotë se në deklaratën e kryetarit të ASHAS, Vlladimir Kostiq, se Kosova nuk është e Serbisë, “ai në fakt sheh një ftesë për ta bërë atë të Serbisë”. Ai beson se Kostiq po i mbron interesat serbe në Kosovë, sepse ai po përpiqet të ofrojë diçka racionale, e cila mund të jetë e papranueshme për ata që shikojnë të kaluarën, por mund të jetë e pranueshme për ata që shikojnë të ardhmen.

    Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vlladimir Kostiq, kohëve të fundit përsëri “zemëroi” publikun serb duke deklaruar se status quo nuk ekziston, se Kosova nuk është e Serbisë dhe se këtë duhet kuptuar sa më shpejt të jetë e mundur.

    Kolegu i tij, akademiku dhe historiani Lubodrag Dimiq beson se është detyrë e politikanëve serb të “mbrojnë interesat serbe në Kosovë, por që edhe vetë Kostiqi po e bën të njëjtën gjë”.

    Kur  u pyet se si populli serb duhet të interpretojë fjalët e kryetarit të Akademisë së Serbisë se Kosova nuk është e jona, dhe çfarë lloj ardhmërie na ofron ai, Dimiq u përgjigj se “ne duhet të bëjmë gjithçka që nesër ta bëjmë Kosovën tonën”.

    “Si historian, kështu do ta lexoja atë mesazh, nuk do ta kisha futur kokën në rërë dhe të vajtoja për faktin se Kosova për momentin nuk është e jona. Dhe nuk është e jona sepse elita shqiptare ka punuar për këtë 140 vjet. Tani le të shohim se çfarë duhet që Kosova të bëhet e jona, pa keqkuptuar atë formë përvetësuese që unë përdor. Sa duhet të investohet atje dhe për të siguruar një të ardhme për atë popull. Sa i duhet atij populli që të nxirret nga disa tradicionalizma që janë të dëmshme dhe të kthehet në diçka që është pragmatizëm, por jo vetëm në marrëdhënie me shqiptarët por me të gjithë rrethinën. Këto janë detyra gjeneratash, sepse qëllimet e mëdha nuk arrihen në një gjeneratë, por në disa gjenerata”, është kategorik Dimiq.

    Ai beson se “elita politike serbe, duke përdorur njohuritë e ekspertëve, duhet të bëjë një plan që mund të sigurojë “për atë zonë” një të ardhme tjetër, dhe jo brenda shtetit shqiptar”.

    Dimiq thotë se mendimin e Kostiqit e përkrah 90 për qind të anëtarëve të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë.

    “Ky mendim i Kostiqit nuk është thënë në mikrofon për të qenë i pakujesshëm, ai mendim është shkruar dhe këtë e ka publikuar ASHAS. Për këtë formulim askush nuk ka diskutuar vitet e kaluara, shtrohet pyetja përse tani është hapur kjo çështje. Kjo megjithatë kërkon një përgjigje tjetër të cilën në këtë moment nuk e kam”, ka thënë Dimiq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark