×
  • Lajme
  • Lajme

    Dimri po vjen, disa këshilla për përgatitje të veturës

    Insajderi
    20 November 2024 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër këshilla elementare u rekomandohen shoferëve për t’i përgatitur veturat për ngasje gjatë sezonit dimëror.

    “American Automobile Association”, federatë e moto-klubeve në Amerikë dhe që u shërben më shumë se 60 milionë amerikanëve, ka nxjerrë rekomandimet kryesore për t’i përgatitur veturat.

    Bateria e veturës: Bateritë më të vjetra se tri vjet s’janë të besueshme dhe moti i dimrit ndikon shumë në to

    Presioni i gomave: Temperaturat e ulëta mund të ndikojnë në presion të gomave të dimrit, andaj ato duhet të jenë të fryra në nivelin e duhur. Kjo varet nga tipi i veturës dhe sa të ulëta janë temperaturat në zonë. Preferohet të shikohet manuali i veturës.

    Çarjet e gomave: Të pasurit çarje të mjaftueshme nëpër goma e bën ngasjen më të sigurt. Sipas shumicës së prodhuesve të gomave, për dimër preferohen goma me çarje deri në katër milimetra

    Uji i xhamave: Pamja gjatë ngasjes në dimër mund të vështirësohet në raste të caktuara dhe është i rëndësisë vitale kujdesi për xhamat. Vetura duhet të ketë ujë të mjaftueshëm të xhamave

    Rekomandohet që gjithmonë gjatë dimrit të mos drejtohet vetura me shpejtësi, të ketë durim, të rritet distanca nga veturat tjera e të planifikohet rruga më mirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark