Dinari në Kosovë pas 1 shkurtit, Stojanoviq: S’kemi informata të mjaftueshme as nga Prishtina as nga Beogradi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dinari në Kosovë pas 1 shkurtit, Stojanoviq: S’kemi informata të mjaftueshme as nga Prishtina as nga Beogradi

    Insajderi
    20 January 2024 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Branimir Stojanoviq nga Lëvizja Popullore Serbe thotë se njerëzit “me të drejtë janë të shqetësuar, sepse nuk kanë informacion të mjaftueshëm as nga Prishtina e as nga Beogradi” rreth rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës e cila e “sanksionon” euron si valutën e vetme në Kosovë, ndërsa përjashton pagesat me dinarë.

    “Ka spekulime se ndoshta Posta e Serbisë do të kërkojë licencë në Bankën Qendrore të Kosovës për të bërë diçka. Por ne nuk e dimë nëse kjo do të ndodhë apo jo. Do të ishte mirë që ata që janë vendimmarrës ta sqarojnë, të dalin e t’u thonë njerëzve – tani kjo ose ajo do të ndodhë dhe njerëzit duhet të jenë të gatshëm për këtë” tha Stojanović për Zërin e Amerikës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark