Dinjiteti në rënie të lirë- Në Rashkë u morë vendimi për barrikadat brenda territorit të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dinjiteti në rënie të lirë- Në Rashkë u morë vendimi për barrikadat brenda territorit të Kosovës

    Insajderi
    29 December 2022 - 00:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pushteti i Kurtit ka premtuar se vetëm Prishtina do të jetë adresa ku do te diskutohet për çështjet e brendshme të Kosovës. Mirëpo sot lejoi që Rashka të jetë adresa vendimmarrëse për fatin e barrikadave të vendosura nga kriminelët e veriut.

    Tashmë vendimi final për heqjen e barrikadave që bllokuan lëvizjen e lirë të qytetarëve nëpër pikat kufitare të Kosovës mori sinjal pozitivë nga Rashka.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, tha se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.

    “Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai.

    Mbrëmjen e 28 dhjetorit në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën, Vuçiq zhvilloi bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova për heqjen e barrikadave.

    Arrestimi i ish-policit serb, në të cilin Kosova dyshon se ka sulmuar anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka qenë arsyeja e barrikadave që përfaqësuesit serbë në veri të Kosovës vendosën që nga 10 dhjetori.

    Lirimi i tij ishte një nga kushtet për heqjen e bllokadave dhe më 28 dhjetor autoritetet në Kosovë ndryshuan masën e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

    Duke e ditur se Pantiq ishte i akuzuar për terrorizëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti siguroi ndërkombëtarët se nuk ka lista për arrestimin e qytetarëve serbë ose përndjekjen e atyre që protestojnë paqësisht apo për vendosjen e barrikadave.

    Ndonës, fjalët e tij kishin qenë ndryshe. I pari i qeverisë kishte deklaruar në mbledhje se nuk “bisedojnë me kriminelë, por i arrestojnë”.

    Gati tri javë pasi grupe serbësh nisën bllokimin e rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë në veri të Kosovës, barrikada u ngritën edhe në anën serbe të kufirit në Merdare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark