Diogo Jota ka pranuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij te Liverpooli ishin të ‘shokuar’ nga lajmet se Jurgen Klopp do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Në një intervistë për mediumin portugez A Bola, Jota ka thënë se vendimi i Klopp i ka zënë në befasi të gjithë lojtarët.
“Ishte një shok për të gjithë, ky është realiteti. Nuk mendoj se dikush në dhomën e zhveshjes e ka pritur të dëgjonte një lajm të tillë, veçanërisht kur ky sezon po shkon shumë mirë”, ka thënë Jota.
“Por nuk na takon neve që të marrim atë vendim, por vetëm ta pranojmë atë. Do të jetë një problem më vonë, duke e ditur se cili do të jetë trajneri sezonin e ardhshëm”.
“Ne kemi ende shumë për të luftuar këtë sezon, kështu që duhet të jemi të fokusuar në fushë dhe gjithashtu ta bëjmë trashëgiminë e tij edhe më të pasur, kjo është ajo që duam, ashtu siç kemi vepruar para se të njoftoj vendimin e tij, pasi natyrisht ne duam të fitojmë gjithmonë”, është shprehur portugezi.