Kriteret skandaloze të Ndërmarrja publike në Han të Elezit për pozitën e kryeshefit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kriteret skandaloze të Ndërmarrja publike në Han të Elezit për pozitën e kryeshefit

    Insajderi
    07 February 2022 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërmarrja Publike “Pastrimi” në Han të Elezit më 31 janar ka shpallur konkurs për pozitën e kryeshefit ekzekutiv.
    Ajo çka bien në sy janë kriteret që kërkohen. Ndonëse në pyetje është pozita e kryeshefit ekzekutiv, për ta aplikuar për post kërkohet vetëm diploma e shkollës së mesme.

    Ndërkohë cilësohet si e preferueshme përvoja e punës teksa ndryshe thotë Ligji për Ndërmarrje Publike.

    Duhet theksuar se kriteret e kërkuar nga Ndërmarrja Publike “Pastrimi” në Han të Elezit po bien ndesh me ligjin për Ndërmarrjet Publike.

    Në nenin 17 të këtij ligji, përcaktohet që kandidati të ketë “së paku 5 vjet përvojë pune në nivelin e lartë të menaxhmentit në fushën e administrimit të biznesit, financave koorporative, financa, menaxhim i thesarit, banka, konsulencë në biznes, industri ose nga një fushë tjetër e shkencës e cila ka të bëjë me veprimtarinë afariste të NP-së për së paku 5 vjet, të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar, ose anëtarë i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste të NP-së”.

    Në të kaluarën kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Pastrimi”, ishte Irfan Suma. Unanimisht Bordi i Drejtorëve të kësaj ndërmarrje kishte vendosur për shkarkimin e tij nën arsyetimin se, “është vërejtur edhe mosfunksionimi dhe moskoordinimi i strukturës udhëheqëse të NPL ‘Pastrimi’

    /GazetaInsajderi

    Video:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark