Policia e Kosovës ka njoftuar se dyshohet për dy diploma të falsifikuara në Pejë.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, dhe rasti është duke u hetuar, thuhet në komunikatën e PK.
“Rr. Esat Mekuliri, Pejë 10.11.2022 – 11:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar për dy diploma të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”.