Diplomati iranian: Ndalesa e udhëtimit e SHBA-ve është për “keqardhje” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Diplomati iranian: Ndalesa e udhëtimit e SHBA-ve është për “keqardhje”

    Insajderi
    27 June 2017 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, e ka dënuar vendimin e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara për ripëtritjen e pjesërishme të ndalesës së përkohshme të presidentit amerikan, Donald Trump, për udhëtarët nga gjashtë vende me popullatë shumicë myslimane.

    “Është për keqardhje, pasi shtetasit e vendeve në këtë listë kurrë nuk kanë marrë pjesë në çfarëdo akti terrorist kundër Shteteve të Bashkuara dhe tash ata ndëshkohen për aktet e terrorizmit nga shtetasit e vendeve të tjera, që nuk janë në listë”, tha sot në Berlin ministri Zarif.

    Ndalesa e udhëtimit “nuk ndihmon, nuk e shton sigurinë e askujt”, tha Zarif.

    Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Iranin për mbështetje të terrorizmit.

    Teherani i mbështet grupet siç janë Hamasi në Rripin e Gazës dhe milicinë shiite Hezbollah në Liban, që nga Departamenti amerikan i shtet konsiderohen organizata terroriste.

    Gjykata Supreme amerikane dje e rrëzoi një vendim të gjykatës më të ulët, për bllokimin e pezullimit 120 ditësh të programit amerikan për refugjatë dhe të ndalesës së udhëtimit në Shtetet e Bashkuara për 90 ditë, të vizitorëve nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

    Këtë zhvillim presidenti Trump e shpalli “fitore të qartë për sigurinë tonë kombëtare”, njofton rel.

    Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se ndalesën e udhëtimit do ta zbatoj prej mëngjesit të 29 qershorit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark