Diplomon gjenerata e re e oficerëve doganorë në 26-vjetorin e Doganës së Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Diplomon gjenerata e re e oficerëve doganorë në 26-vjetorin e Doganës së Kosovës

    Insajderi
    12 August 2025 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot ka diplomuar gjenerata e oficerëve doganorë në solemnitetin e organizuar me rastin e shënimit edhe të 26-vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës.

    Eventi po mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti përgëzoi kadetët doganorë për diplomim.

    “Përgëzoj punonjësit e Doganës së Kosovës për rezultatet në punë si një nga institucioetn kyçe të Kosovës si dhe punën me integritet dhe profesionalizëm. Falënderoj edhe partnerët ndërkombëtarë për ndërtimin e institucionit të Doganës së Kosovës”, tha Kurti.

    Ndërsa, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati e cilësoi diplomimin e kadetëve doganorë si moment krenarie që i vihen në shërbim vendit.

    “Nuk ka gjë më fisnike sesa t’i shërbesh vendit”, tha ai.

    Murati tha se janë rritur të hyrat pa ndryshuar politikat tatimore.

    “Kthimi i terminaleve në pronësi të shtetit ka lehtësuar koston financiare të bizneseve.
    Edhe Portin në Durrës ka lehtësuar qarkullimin e mallrave”, tha ai.

    Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, vuri në dukje aspekte të punës së këtij institucioni dhe të arriturat, duke u shprehur mirënjohje punonjësve të këtij institucioni për punë me integritet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark