Disa demokratë kërkojnë arrestimin e Bill Clintonit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Disa demokratë kërkojnë arrestimin e Bill Clintonit

    Insajderi
    03 March 2016 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shfaqja e Bill Clinton-it në një qendër votimi ka nxitur mbështetësit e Bernie Sanders të bëjnë një peticion në internet për arrestimin e Bill Clintonit në bazë të ligjeve të fushatës, peticion i cili është nënshkruar nga më shumë se 80.000 njerëz.

    Ky marsh filloi pasi Clinton u shfaq në një qendër votimi në qytetin e New Bedford në Massachusetts, një nga 11 shtetet që votojnë në garën e Partisë Demokratike të martën.

    billi2

    Videot e postuara në internet e shfaqin atë teksa përshëndetë punëtorët tek qendra e votimit, si dhe praninë e madhe të medieve aty. Ligji i Massachusetts ndalon veprimtarinë në fushatë 15 metra afër kabinave të votimit.

    Raportet tregojnë se Clinton kishte bërë edhe një vizitë të ngjashme më parë në një vendvotim në Boston.

    Hillary Clinton sapo ka siguruar një fitore në Masachusetts me 50.1% të votave kundrejt 48.7% të Sandersit.

    Ndërkohë që New Bedford e nxori fituese Klintonin me një diferencë të madhe (rreth 54%).

    Kështu që është e vështirë – në fakt ndoshta e pamundur – për të treguar nëse paraqitja e ish presidentit pati shumë ndikim në votim.

    Por, në një fushatë që ka qenë mjaft intensive mbështetësit e Sanders ishin të shpejtë në akuzat ndaj Clintonit, duke pretenduar se ka shkelur rregullat dhe ka bërë me hile.

    “Unë jam 100 për qind për arrestimin e Clintonit. Ata duhet të ndalen para se të shkatërrojnë vendin tonë”, thotë njëri nga nënshkruesit e peticionit.

    “Njerëzit janë të lodhur nga çifti Klinton duke i thyer ligjet, duhet të dënohen kur ata kanë shkelur rregullat në mënyrë të qartë! Hillary duhet të humbasë kandidaturën e saj ose 50 përqind të votave të saj dhe Billi duhet të arrestohet!” komentoi një tjetër nënshkrues i peticionit dhe përkrahës i Sandersit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark