Disa gjëra që ndoshta po i bëni gabim kur karikoni telefonin – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Disa gjëra që ndoshta po i bëni gabim kur karikoni telefonin

    Insajderi
    11 October 2023 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me siguri që dhe ju bëni të njëjtat gabime kur karikoni telefonin? Lloji i karikuesit që përdorni është vetëm një detaj, por edhe orët e karikimit kanë rëndësi. Ja disa gjëra që duhet t’i dini:

    #1 Mos u fiksoni që ta karikoni telefonin në maksimum

    Karikimi i telefonit në maksimum është një mit. Bateritë e celularëve funksionojnë më mirë kur karikohen nga 40-80%.

    #2 Mund ta përdorni telefonin gjatë karikimit, por me kujdes

    Në fakt mund ta përdorni telefonin ndërkohë që është duke u karikuar, por nëse karikuesi juaj është cilësor. Sepse disa marka karikuesish nuk e pranojnë këtë gjë dhe kësisoj dëmtojnë baterinë.

    Disa gjëra që ndoshta po i bëni gabim kur karikoni telefonin

    #3 Mund ta karikoni telefonin gjatë natës, përsa kohë është pajisje moderne

    Mendohet se karikimi i telefonit gjatë natës mund të dëmtojë baterinë dhe është e vërtetë! Por, pajisjet moderne dhe bateritë e tyre mund të përballojnë karikimet e gjata.

    #4 Mos e lini karikuesin në prizë

    Nuk ndodh asgjë nëse e lini karikuesin në prizë, por shmangeni nëse keni kafshë shtëpiake që mund t’i kafshojnë, karikuesi bën zhurmë të çuditshme apo shtëpia juaj nuk ka sistem elektrik të sigurt.

    Disa gjëra që ndoshta po i bëni gabim kur karikoni telefonin

    #5 Mos u fiksoni me fikjen e GPS, Wi-Fi dhe Bluetooth

    Çaktivizimi i tyre për të ruajtur fuqinë e baterisë nuk do t’ju ndihmojë për një arsye: këto shërbime tërheqin më shumë energji nga bateria kur i përdorni në mënyrë aktive sesa kur i lini hapur gjithë kohës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark