Lagjet Kodra e Trimave, Kolovica, Arbëria, Medrese dhe zona të tjera të Prishtinës mund të mbesin pa ujë të pijshëm të dielën më 23 tetor.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se do të ndërhyjë në evitimin e një dëmtimi në gypin magjistral Albanik – Prishtinë.
Sipas njoftimit të ujësjellësit, punimet do të nisin në orën 9 të mëngjesit e pritet të zgjasin deri në orën 16.
Njoftim i plotë:
Prishtinë, 22 tetor – Gjatë ditës së nesërme 23 tetor, e diel do të realizohen punime teknike , respektivisht ndërhyrje në evitimin e një dëmtimi në gypin magjistral Albanik – Prishtinë. Ndërhyrja do të bëhet në fshatin Lupç.
Punimet fillojnë në orën 09:00-16:00.
Mund të ketë çrregullime të furnizimit me ujë në fshatrat me shtrirje përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë dhe një pjese të Prishtinës, por do bëjmë çmos që mos të ndjehet mungesa e ujit.
Lagjet e Prishtinës që mund të ndjejnë mungesën e ujit: Kodra e Trimave, Kolovica, Arbëria , Medrese dhe zona të tjera.