Disa mënyra për të larguar pushin nga rrobat – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Disa mënyra për të larguar pushin nga rrobat

    Insajderi
    17 February 2022 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grumbullimi dhe shpërndarja e pushit nëpër rroba është një bezdi më vete.

    Mësoni disa nga mënyrat më praktike të eliminimit të pushit nga veshjet.

    Si të hiqni pushin nga rrobat e leshta?

    Mënyra e parë dhe më e thjeshtë është përdorimi i një ruloni me ngjitës, të cilin mund ta gjeni në shumë markete dhe dyqane. Përdoreni ngjitësin në lëvizje nga lart poshtë në të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e rrobës

    Letrën ngjitëse mund ta ndani në shiritë e t’i përdorni secilin në një hapësirë të caktuar ku rroba ka zënë push. Një mënyrë tjetër është që të përdorni briskun e papërdorur të rrojës dhe me shumë kujdes ta kaloni nëpër të gjithë sipërfaqen e rrobës që ka zënë push. Ekspertët thonë se sfungjeri është gjithashtu një mënyrë e mirë për të pastruar rrobat nga pushi. Lageni atë, shtrydheni dhe më pas fërkoni rrobat në lëvizje nga lart poshtë.

    Dorashkat për larjen e enëve të cilat janë prej llastiku janë një mënyrë e thjeshtë dhe praktike për eliminimin e pushit. Fërkojeni rrobën tuaj lehtë me këtë dorashkë dhe pushi e qimet do të ngjiten pas saj. Dorashka të tilla mund të përdoren edhe për pastrimin e tapicerive nga pushi dhe qimet e flokëve.

    Getet dhe çorapet e najlonit janë një alternativë tjetër që mund ta provoni. Vendosni një çorape në dorë dhe fërkojeni rrobën lehtë në të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e saj. Hapi i radhës pas të gjitha këtyre alternativave është që t’i lani rrobat në lavatriçe por të mos përdorni larës. Pas heqjes nga lavatriçja, shkundini rrobat lehtë dhe vendosini të thahen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark