Mediumi më i njohur britanik, BBC, ka bërë një përmbledhje të veturave më tipike që e karakterizojnë industrinë e veturave të Britanisë së Madhe.
Disa nga to nuk vazhdojnë të prodhohen, derisa të tjerat kanë trashëguar klasin e veturave të vjetra, vetëm se kanë shtuar sigurinë, shpejtësinë e luksin.
The Ambassadors janë markë britanike e makinave të cilat me stilin e tyre i përshtaten vendit nga vijnë. Këto makina kombinojnë kolltukët e lëkurës dhe e veshur me material druri të cilët i kanë sjellë inxhinierët e kësaj makine.
Aston Martin DB5 DB5 është makinë e markës Aston Martin, e përdorur nga James Bond në njërin prej realizimeve filmike të serive të James Bond.
Nuk mund të gjesh veturë më britanike se sa Phantom VI, e cila debutoi në vitin 1968 dhe qëndroi në katalogjet e Rolls-Royce deri në vitin 1990. Phantom VI – i qetë, I butë, luksoz dhe ekskluziv i ka pasur të gjitha këto dhe jo vetëm. Kompania kishte prodhuar vetëm 374 të tillë.
Kompania e veturave Morgan ka qenë në pronësi të një familje që nga viti 1909, në kohën kur Harry Morgan e promovou Cyclear-in e tij me tre rrotësh.
Mini kishte lindur si nevojë për vetura që kanë shpenzime të vogla dhe debutoi në vitet 1950-ta.
Kjo vetura ka qenë e shpejtë, dhe përgjatë viteve e ka rritur dukshëm shpejtësinë.