Disa persona janë plagosur gjatë një ngjarjeje me të shtëna në shkollën ”Abundant Life Christian” në Madison, Wisconsin.
Policia lokale atje njoftoi se rasti ndodhi sot, rreth orës 10:57 të mëngjesit, dhe ka kërkuar që banorët të shmangin zonën përreth shkollës.
Sipas CNN, shefi i policisë, Shon Barnes, tha se mes të plagosurve ka nxënës dhe një anëtar i stafit, i cili mund të ketë marrë plagë fatale. Të plagosurit janë transportuar në spitale për trajtim.
Policia ka konfirmuar se autori i ngjarjes është ndaluar, ndërsa hetimet vazhdojnë dhe po kryhen kontrolle të detajuara në ndërtesë dhe automjete përreth.
Ende nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi numrin e saktë të të plagosurve apo motivet e ngjarjes.