Disa OJQ dhe aktivistë bëhen bashkë, kërkojnë dorëheqjen e Bordit të RTK'së: Vetëvendosje ka për qëllim denigrimin e gazetarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Disa OJQ dhe aktivistë bëhen bashkë, kërkojnë dorëheqjen e Bordit të RTK’së: Vetëvendosje ka për qëllim denigrimin e gazetarëve

    Insajderi
    24 July 2024 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizatat JoQeveritare dhe aktivistët kanë kërkuar dorëheqjen e Bordit të RTK-së pas raportimit skandaloz në të cilin sulmohet dy media online që operojnë në Kosovë.

    Në reagimin e tyre është kërkuar dorëheqja e Brodit të RTK-së për mungesë të pavarësisë dhe profesionalizmit në ushtrimin e mandatit të tyre.

    “Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka ri publikuar një informacion dezinformues me qëllim që të sulmojë mediat online Nacionale dhe Persikopi nën pretendimin që kontrollohen nga Serbia. Kjo narrativë e ushqyer ndër vite nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka për qëllim denigrimin e gazetarëve dhe cytjen e qytetarëve kundër tyre, gjë që përbën rrezik për sigurinë e tyre.” – thuhet në reagimin e tyre.

    Më tej, organizatat joqeveritar e aktivistët kanë thënë se Bordit i RTK-së, u mjaftu me një “keqardhje” por nuk u distancua dhe nuk kërkoi falje.

    Gjithashtu, për OJQ-të dhe aktivistës, është shqetësues fakti i gënjeshtres së Bordit se në artikull nuk janë përmendur emrat e gazetave.

    Në vend se të suspendonte të gjithë përgjegjësit për lëshimin e kësaj dezinformate, Bordi i RTK-se u mjaftua me një shprehje të “keqardhjes” për artikullin në fjalë dhe formimin e një komisioni për të “sqaruar situatën” duke mos u distancuar apo kërkuar falje. Është tejet shqetësues fakti që artikullin diznformues të publikuar nga RTK-ja, bordi e ka cilësuar si “kontravers” dhe ka deklaruar të pavërteta se kinse RTK nuk ka përmendur emrat e mediumeve. Kjo është bërë për të zbutur kështu skandalin që i ka ndodhur transmetuesit publik dhe duke anashkaluar faktin se ky lajm bie në kundërshtim me Ligjin e RTK-së, Statutin e RTK-së dhe Standardet Profesionale. Formimi i komisioneve është metodë e njohur që përdoret për të tej zgjatur procedurat me shpresën që publiku do të harrojë.” – thuhet në këtë reagim.

    Tutje, në reagimin e tyre është thënë se Bordi i RTK-së nuk është i pavarur nga Vetëvendosje, teksa është theksuar edhe presioni ndaj ish-drejtorit Shkumbin Ahmetxhekaj.

    Përtej ngjarjes së fundit, një sërë zhvillimesh tjera kanë ndodhur në RTK që japin indikacione të qarta që bordi i transmetuesit nuk funksionon më i pavarur nga partia në pushtet. Këtu përfshihen detyrimi i ish drejtorit gjeneral Shkumbin Ahmetxhekaj që të dorëhiqet dhe ushtrimi i presionit ndaj tij, krijimi i një praktike të publikimit të informacioneve që shkelin standardet etike dhe ligjore siç ishte informacioni për dyshimet për atentate ndaj udhëheqësve të pushtetit, publikimi i videove të ndryshme që i ndihmojnë narratives qeveritare e deri tek lajmet si ky i fundit që për qëllim nuk e kanë informimin e publikut por bërjen e propagandës pro qeveritare.” – thuhet në komunikatë.

    Ndër të tjera, OJQ-të dhe aktivistët kanë kërkuar nga VV-ja që të ndalë sulmet ndaj mediave.

    Organizatat dhe aktivistët nënshkrues:

    Lëvizja FOL

    Instituti i Kosovës për Drejtësi-IKD

    Instituti Demokratik i Kosovës-KDI

    Iniciativa për Progres-INPO

    Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK

    Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)

    Demokraci PLUS- D+

    Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion-QIKA

    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)

    Instituti Epik

    Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED)

    Imer Mushkolaj

    Flutura Kusari

    Agon Maliqi

    Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari

    Sbunker

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GLPS

    Instituti Demokraci për zhvillim – D4D


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark