Disa orë pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim – Izraeli vret 77 palestinezë, duke përfshirë 21 fëmijë dhe 25 gra – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Disa orë pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim – Izraeli vret 77 palestinezë, duke përfshirë 21 fëmijë dhe 25 gra

    Insajderi
    16 January 2025 - 23:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në orët e para pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit, shumë palestinezë dolën në rrugë duke festuar atë që dukej si një fund i mundshëm i luftës.

    Në Izrael, disa gjithashtu shihnin marrëveshjen me shpresë se disa pengje do të ktheheshin shpejt nga Gaza, pas kidnapimit të tyre që nga tetori i vitit 2023.

    Por, gjatë natës, pak pas marrëveshjes, ekipet lokale të urgjencës në Gaza përshkruan një bombardim të vazhdueshëm të territorit, me goditjet izraelite që vranë të paktën 77 palestinezë, sipas Mbrojtjes Civile të Gazës. Nga ata të vrarë, 21 ishin fëmijë dhe 25 gra, tha ajo.

    Më pas, të enjten, Izraeli tha se kishte shtyrë votimin për marrëveshjen, duke fajësuar Hamasin për mosrespektimin e disa pjesëve të marrëveshjes. Hamas, nga ana e tij, tha se grupi ishte “i angazhuar për armëpushimin”.

    Megjithatë, nuk ka asnjë tregues se marrëveshja ka dështuar. Në fakt, Këshilltari i Lartë i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jon Finer, i tha CNN se administrata Biden “plotësisht” pret që marrëveshja për armëpushimin dhe pengjet të zbatohet të dielën, duke shtuar se priten komplikime “në marrëveshje që janë të komplikuara”.

    Megjithatë, Partia e Sionizmit Fetar e Ministrit të Financave Izraelit, Bezalel Smotrich, e cila është një pjesë kyçe e qeverisë së Benjamin Netanyahut, kërcënoi të enjten se do të largohej nga koalicioni qeverisës nëse kryeministri izraelit nuk do të kthehej në luftë pas fazës së parë të marrëveshjes. Ky veprim mund të shkaktonte rrëzimin e qeverisë izraelite. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark