​Disa pasagjerë janë lënduar në një aksident treni në Barcelonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​Disa pasagjerë janë lënduar në një aksident treni në Barcelonë

    Insajderi
    07 December 2022 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa pasagjerë u plagosën në një përplasje të dy trenave në një stacion në Barcelonë të mërkurën.

    Operatori shtetëror spanjoll Renfe tha se një tren u përplas me një tjetër nga prapa në stacionin Montcada i Reixac rreth orës 7:50 të mëngjesit (06:50 GMT), njoftoi agjencia e lajmeve EFE.

    Sipas raportit, disa persona pësuan lëndime të shkallëve të ndryshme.

    Të dy trenat qarkullojnë në linjën periferike R4 të Renfe, e cila aktualisht është e mbyllur për trafikun hekurudhor, së bashku me dy linja të tjera, R7 dhe R12.

    Kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit, thuhet në raport./AA


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark