Nga Habjon Hasani
Fiksacioni i gjuhe-leximsave per te kritikuar Edi Ramen per çfaredo dhe kedo, ka kaluar ne nivel rajonal gjeopolitik.
Le t’i ndihmojme me disa nocione qe nuk mesohen duke lexuar letersi dhe as duke lexuar pordhet me rigon te shtypit nderkombetar:
a) Pergjegjesite dhe valenca e Rames ne çeshtje gjeopolitike te rajonit ndryshojne katerciperisht me pergjegjesite e tij brenda vendit, koncensionet, politikat infrastrukturore, kriminalizimin, ujesjellesat etj.
Te takati brenda vendit merrini shpirtin, por nuk mund ta trajtoni me te njejten valence ne skemat rajonale ku Rama ashtu si dhe Kurti, jane ushtare.
b) Nuk ka asnje ngjashmeri dhe asnje lidhje ngjarja ne Ukraine me veriun e Kosoves; Ukraina eshte inkursion amerikan se i kane shkuar te dera e shtepise Putinit, e krahasueshme me Ukrainen eshte vetem kriza e raketave ne Kube, ku Hrushovi i coi raketat te dera e shtepise amerikaneve.
Serbia nuk eshte fare superfuqi as rajonale; keshtuqe çdo shembull dhe analogji me Ukrainen mund te behet vetem nga njerez qe gjykojne ne menyre romantike situata te lidhura me forcen dhe gjeopolitiken.
c) Mundesia dhe takati i Rames dhe Albin Kurtit per te imponuar politiken dhe deshirat e tyre eshte ne raport te drejte dhe/ose e barabarte me shumatoren e fuqise se tyre te zjarrit, pra eshte e barabarte me mundesine e tyre per te diktuar ushtarakisht.
Kjo fuqi ushtarake eshte ZERO dhe per Albinin dhe per Edi Ramen; ndaj çdo perqendrim i debatit ne segmentin e ketyre te dyve eshte idiotesi, eshte njesoj si te gjykosh mbledhjet e bordit te nje kompanie supermarketesh nga zenkat e dy menaxhereve qe punojne me rroge ne dy pika te ndryshme supermarketesh.
d) Eshte sherbim i pavetedijshem ndaj Edi Rames ta godasesh ate ne piken me te forte te tij, ne predispozicionin dhe sinkronizimin me politiken e jashtme te SHBA-ve. Edi Rames as nuk i plas bytha fare se si ju duket juve sherri i tij me Albinin, per sa kohe ai di keto gjera:
d1) Albin Kurti eshte absolutisht i varur nga SHBA-te dhe ne rolin aktiv dhe antagonist qe i eshte caktuar, nese do ishte antagonist prej verteti, do ishte rrezuar nga pushteti per 24 ore me protesta ose puç nga brenda partise se tij me viston amerikane.
d2) Edi Rama di njesoj siç e di dhe Albin Kurti se e ardhmja i perket nje integrimi ne tregje te perbashketa me Serbine dhe Evropen ne teresi; dhe kur as Rama e as Kurti e as Vuçiçi te mos jene me pas 50 vitesh; tregu do ekzistoje ndersa brezat ne Beograd, Prishtine e Tirane do i shohin si kujtime te largeta keto qe po ndodhin sot.
d3) Me predispozicionin qe ka ndaj amerikaneve (kupto dhe Soros po deshe) Edi Rama fortifikon viston e tyre per te qeverisur i qete ne Tirane, sa me shume kritikohet ne Tirane aq me shume e ngre pazarin te amerikanet. Rrezik zyra e shtypit te Rames i perkthen ne anglisht kritikat ndaj tij per t’ja shitur partnereve si kosto te madhe qendrimin e tij.
Pra kritiket jane duke i dhene ndihme kolosale Rames dhe ne menyre paradoksale, duke e sulmuar qorrazi per Kosoven, po e forcojne ne Tirane.
e) Albin Kurti operon me ideologji dhe nje sens shume serioz shtetari; mirepo ky sens ne nje dynja qe drejtohet nga koorporatat dhe hegjemonia bankare, heret a vone do perballet me strukturen e sistemit dhe gjasat jane qe ne afatgjate ose ekonomia kalon ne kolaps ose lideri parimor asgjesohet. Keni ne Greqi shembullin Syriza si degraduan me turp.
Se sa parimor eshte Albin Kurti do duket ne qendrimet afatgjata qe ai do mbaje mbi tregun, FMN, borxhin, etj, deri tani ai ka kufizuar tek tuk ndonje oligark, por kjo nuk i ben asnje sfide sistemit ne vetvete, ndaj dhe sa here e shqyrtoj Albinin theksoj se eshte shtetar ideologjik ne dukje, pasi nuk ka ende asnje prove te tij se po e aplikon ideologjine ne nivel sistemik. Zero, asnje prove.
E lexuar ndryshe kjo e dhene mund te interpretohet dhe si nje populizem i sofistikuar i tij ne raport me Ramen, por ne thelb jane te dy hipokrite dhe sherbetore te sistemit, vetem se Albini e heq vallen ne nje menyre si me te pranueshme per publikun.
f) e fundit, kontrasti i qendrimeve ndermjet Albinit dhe Rames eshte nje nder diversionet me te holla diplomatike. Por jo kur e sheh si kronikan fshati, por kur perpiqesh ta shohesh nga Beogradi. Imagjinoni sa te veshtire e ka tashme Vuçiç te percaktoje ose te perkufizoje “faktorin shqiptar”, nuk i thote dot ekstremist bazuar te Kurti se eshte Rama ketej qe flet me tone te buta, e as nuk e percakton dot si vasal apo hipokrit bazuar te qendrimi i Rames se eshte Kurti nga ana tjeter qe eshte shume konkret dhe ne dukje nuk perfill as vasalitetin e Rames dhe as te Vuçiçit ndaj presionit amerikan.
Kontrasti ndermjet Rames dhe Kurtit eshte arme me vete ne raport me Beogradin dhe koordinim shume i mençur “polic i mire” dhe “polic i keq” e per sa kohe ky koordinim po jep efekt ne çoroditjen e Beogradit, do te thote se secili ne rolet e veta ka produkt, ne funksion te lojes se madhe.
Pra mbase nuk eshte fare vendi te kritikojme “apriori” se s’ben njerin prej tyre, sepse gjasat jane qe dhe Rama dhe Kurti tallen dhe qeshin me deklaratat kunder tyre qe njerin e quajne ekstremist e tjetrin tradhetar.