Disa rekorde që mund të thyhen në Euro 2016 - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Disa rekorde që mund të thyhen në Euro 2016

    Insajderi
    14 June 2016 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në këtë shkrim do të gjeni të dhëna pikante nga finalet e 14 Kampionateve Evropiane të shkuara, të tilla si golashënuesi më i mirë, lojtari me numrin më të madh të ndeshjeve të luajtura në këtë garë, skuadra më afatgjatë pa humbje, ose ndeshja më “pjellore” në gola. Ja disa nga të dhënat kryesore të Evropianit që nga viti 1960.

    Nga 6 gola. Kaq është numri i golave që kanë në “llogarinë” e tyre Zlatan Ibrahimovic dhe Cristiano Ronaldo para finaleve të Evropianit të kësaj vere, në Francë. Ata duan të bashkohen me Mishel Platini, si lojtari me më shumë gola në historinë e Kampionateve Evropiane, në një fazë finale (9 gola).

    12 faza finalesh. Kaq është pjesëmarrja e Gjermanisë (përfshirë Gjermaninë Perëndimore) në 14 garat e e deritanishme të këtij lloji, pa atë që po zhvillohet në Francë nga 10 qershori.

    Nga 3 tituj. Kaq herë e kanë fituar Kampionatin Evropian të Futbollit Spanja (1964, 2008, 2012) dhe Gjermania (1972, 1980, 1996).

    85 gola. Kaq është numri më i madh i golave të shënuar në një fazë finale (“Euro 2000”).

    9 gola. Kaq është numri më i madh i golave të shënuar në një ndeshje (fazë finale të Evropianit), në Jugosllavi-Francë 5-4 (“Euro 1960”).

    Sulmi më i mirë. Ai i Francës, që shënoi 14 gola në fazën finale të “Euro 1984”.

    6 gola, Holanda. Ky është numri më i madh i golave të shënuar nga një ekip në një ndeshje. E ka bërë Holanda kundër Jugosllavisë, në fitoren 6-1 (“Euro 2000”).

    509 minuta. Kaq është minutazhi i një skuadre, që e ka mbajtur të paprekur portën e saj në fazat finale të Europianëve. Ky rekord është vendosur nga Spanja (“Euro 2012”), njofton Telesport.

    9 gola, Platini. Golashënuesi më i mirë i të gjitha finaleve është Michel Platini (Francë), me kaq gola (“Euro 1984”).

    Thuram dhe Van der Sar. Këto dy lojtarë janë rekordmenët e ndeshjeve të luajtura në fazat finale të Kampionateve Evropiane. I pari si pjesë e kombëtares së Francës, ndërsa Edëin Van der Sar i Holandës, me nga 16 ndeshje secili.

    Lojtari më i ri. Holandezi Jetro Ëillems, vetëm 18 vjeç e 71 ditë, është debutuesi më i ri në historinë e Kampionateve Evropiane. Kjo është regjistruar në ndeshjen Holandë-Danimarkë (“Euro 2012”).

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark