“Disa s’mund t’i heqim sytë nga ajo”, deputeten Kica-Xhelili e tradhton fotoja, Abrashi kokulur e Bajqinovci në gjumë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Disa s’mund t’i heqim sytë nga ajo”, deputeten Kica-Xhelili e tradhton fotoja, Abrashi kokulur e Bajqinovci në gjumë

    Insajderi
    19 December 2021 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Vetëvendosjes, Doarsa Kica Xhelili duke treguar simpatinë që ka ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe si mahnitet kur flet presidentja, ajo ka nxjerr në pah që bashkëpartiakët e tij nuk e kanë pëlqimin e njëjtë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Madje ata duket që i mërzitë fjalimi i presidentes në Kuvend, njëri duke ulur kokën e tjetri pothuajse në gjumë.

    Deputeten Kica-Xhelili e tradhton fotoja që ka publikuar ku shihet deputeti Artan Abrashi është kokulur e Mefail Bajqinovci gati në gjumë.

    ” Disa s’mund ti heqim sytë nga ajo”, shkruan mes rreshtave deputetja.

    Postimi i plotë:

    Adresimi vjetor i Presidentes Vjosa Osmani në Kuvend të Republikës së Kosovës

    Kur flet Presidentja, e sidomos kjo që kemi sot, jo vetëm që ndjej nevojë për respektim të institucionit të Presidentes me pjesëmarrje, por edhe nevojë për respektim të vendosmërisë që ajo paraqet për një shtet ligjor i cili respektohet, duhet e punohet ndershëm për të.

    Për dikë, pjesëmarrja nuk ishte domosdoshmëri, sepse për dikë, institucionalizmi është term që duket bukur në letër e fushatë, por që praktikimi i institucionalizmit (e respektit për të) është pastaj alternativë e varur nga agjenda politike. Apo më mirë thënë personale.

    Për dikë, inatet e bashkojnë mos-prezencën me interesat e Beogradit në Kosovë, ku institucionalizmi është inekzistent për aq sa para emrit Kosovë është Republika, e pas emrit nuk është Metohija.

    Për dikë tjetër, kur flet Presidentja jonë, çka ajo thotë ka peshë që nuk e mban secili. Peshën e vërtetësisë! Prandaj, dikush zgjedh të mos ballafaqohet me këtë vërtetësi.

    Asnjë nga të mësipërmet nuk është befasuese. Duke mos qenë befasuese, nuk do të duhej të jetë as temë diskutimi – por ja që nuk mund t’i ikim sepse shpërfaqin shuplakën e të pathënave që mundohen të kamuflohen në vazhdimësi.

    Të tjerët, jemi prezent. Disa s’mund ti heqim sytë nga ajo. Me gjasë, sepse vërtetesinë e fjalëve të saj e bashkëndjejmë, dhe ndjejmë nevojën e bashkërendimit karshi kësaj vërtetësie që rrallë na ka ndodhur ta dëgjojmë nga dikush që ka kredibilitet ta adresojë çdo shkronjë të këtij adresimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark