Katër njerëz janë lënduar nga një sulm me thikë që ndodhi në një stacion treni në Grafin, afër Munihut.
Policia gjermane po heton një lidhje të mundshme të sulmuesit me Islamin.
Një zëdhënëse e policisë, Michaeala Grob, ka thënë se një burrë është arrestuar dhe autoritetet po punojnë të identifikojnë atë, njofton BBC.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të së martës./Insajderi.com