Disa persona kanë vdekur në një hotel në malin Gran Sasso të Italisë pasi një ortek bore goditi atë.
Një zyrtar i shpëtimit italian ka thënë se një numër i njerëzve janë vrarë pasi një hotel u godit nga një ortek, i cili u shkaktua nga një tërmet që ndodhi të mërkurën, shkruan BBC, raporton Insajderi.
“Ka shumë të vdekur”, ka thënë Antonio Crocetta, kreu i një ekipit të shpëtimit malor.
Ai ka bërë të ditur se mbi 30 njerëz ishin në hotelin “Rigopiano” në kohën kur orteku goditi hotelin.
Kulmi i hotelit është pjesërisht i shembur dhe banorët kanë alarmuar shërbimet emergjente, mirëpo ekipet e shpëtimit kanë thënë se aty arrihet vetëm me ski, raporton BBC.
Italia gjatë ditës së mërkurë është goditur nga katër tërmete ku dridhjet të tjera janë raportuar edhe gjatë natës. /Insajderi.com