Disa të vrarë në kufirin Afganistan-Pakistan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Disa të vrarë në kufirin Afganistan-Pakistan

    Insajderi
    05 May 2017 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Së paku 13 njerëz janë vrarë dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur në përleshjet midis forcave afgane dhe pakistaneze, pranë vendkalimit kufitar Çaman.

    Policia Kufitare e Afganistanit hapi zjarr ndaj ushtarëve që shoqëronin një ekip të regjistrimit të popullsisë, tha përmes një deklarate ushtria e Pakistanit.

    “Qysh më 30 prill, Policia Kufitare e Afganistanit ka krijuar pengesa në kryerjen e regjistrimit në fshatrat e ndara Killi Lukman dhe Killi Jahangir, në zonën Çaman, në anën pakistaneze të kufirit”, thuhet në deklaratë.

    Në anën pakistaneze, Naseem Ullah, një mjek në spitalin në Killa Abdullah, tha se nëntë civilë janë vrarë nga të shtënat.

    Ai tha se mbi 45 njerëz, përfshirë 12 fëmijë dhe gjashtë forca të sigurisë, janë plagosur.

    Mediat në Afganistan raportuan për katër ushtarë afganë të vrarë dhe 14 policë dhe 23 civilë të plagosur.

    Të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën për nisjen e luftimeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark