Disa vende evropiane kërkojnë mbështetje të SHBA-ve kundër Rusisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Disa vende evropiane kërkojnë mbështetje të SHBA-ve kundër Rusisë

    Insajderi
    08 March 2017 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Diplomatë të disa vendeve evropiane, që janë në kufi me Rusinë, kanë kërkuar më tepër mbështetje ushtarake dhe ekonomike nga Shtetet e Bashkuara, derisa ata i kanë përsëritur shqetësimet e tyre te senatorët amerikanë për agresivitetin e shtuar të Rusisë.

    Ministri i jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin, pas takimit të tij me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, në Uashington, i tha mbrëmë një nënkomiteti përkatës të Senatit amerikan, se i është dhënë siguri për mbështetjen amerikane ndaj Ukrainës, në luftën kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia.

    Në këtë nënkomitet dëshmoi edhe ambasadori i Polonisë në Ushington, Piotr Wilczek, i cili tha se “paqartësia dhe josiguria më se mirë e përshkruan ambientin aktual në të cilin gjendemi ne”.

    Dëshmitë e tyre i kanë dhënë edhe përfaqësuesit e Lituanisë, Gjeorgjisë dhe Estonisë, përjell rel.

    Senatori republikan, Lindsay Graham, që është kryesues i këtij nënkomiteti dhe kritikues i politikave ruse, tha se Uashingtoni dëshironte raporte më të mira me Rusinë, por, sipas tij, “kjo nuk mund të arrihet kurrë, derisa Rusia i vazhdon përjekjet për shkatërrimin e demokracisë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark