Trajneri i FC Barcelonës, Hansi Flick, është ndarë i kënaqur me rezultatin por jo edhe lojën kundër Espanyolit, ku ekipi i tij fitoi derbin katalanas me rezultat 3-1.
Flick është shprehur i pakënaqur fillimisht në pjesë të parë me Dani Olmon, golashënuesin e dy golave të ndeshjes, shkruan Insajderi.
Kjo, pasi që ai nuk pasoi tek Lamine Yamal në një aksion të pjesës së parë, i cili nuk po markohej nga askush brenda perimetrit të 16-metërshit.
Flick nga pankina u pa i nervozuar, teksa edhe kur u zëvendësua Olmo shkëmbeu disa fjalë me të.
Trajneri gjerman u pa i nervozuar edhe me mesfushorin Frenkie de Jong, i cili dukej i pa koncentruar gjatë ndeshjes.
Hansi Flick is angry, someone is gonna be doing laps after the game 😭😭😭 pic.twitter.com/FbisaRrrWU
— Pain.𝕏 (@GBarca_) November 3, 2024
Flick pas ndeshjes tha se e kupton rënien e ritmit në pjesë të dytë pas performancave të larta të djemve të Barcelonës në ndeshje të fundit, por që pret të bëjnë më mirë kundër Yllit të Kuq të Beogradit në mesjavë.
Barcelona do të përballet me Yllin e Kuq të Beogradit në kuadër të Ligës së Kampionëve jashtë shtëpisë së tyre. /Insajderi.org/