Presidenca e Kosovës ka njoftuar se ndarë presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Sipas presidencës, në këto takime është diskutuar anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe koordinimi për zhbllokimin e procesit anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
Lidhur me këtë proces, presidentja sot gjatë ditës ka biseduar edhe me ambasadorë të shteteve tjera aleate.