Diskutimi pa media me Bordin e ZRRE-së, reagon Avdullah Hoti: Ata s’janë AKI - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Diskutimi pa media me Bordin e ZRRE-së, reagon Avdullah Hoti: Ata s’janë AKI

    Insajderi
    23 May 2022 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avdullah Hoti ka reaguar pasi Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, është duke diskutuar pa praninë e mediave me bordin e ZRrE-së, pas situatës së krijuar nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike.

    Deputeti i LDK-së pyeti se përse raporti i ZRRE-së në Komisionin për Ekonomi duhet të jetë me dyer të mbyllura.

    Ai shtoi se “pse publiku duhet privohet nga informatat për veprimet e ZRRE-së në përballje me krizën energjetike?”.

    “Çfarë sekreti shtetëror janë vendimet e ZRRE-së për tarifat energjetike?! Kjo praktikë e raportimeve me dyer të mbyllura është e re dhe duhet të ndalet”, shkroi ai në “Facebook”.

    Ish-kryeministri deklaroi se publiku ka të drejtë të informohet plotësisht.

    “ZRRE-ja nuk është AKI, e as Polici apo FSK, të cilat sipas ligjit duhet të klasifikojnë informatat”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark