×
  • Lajme
  • Lajme

    Diskutimi për hapjen e Urës se Ibrit, Krasniqi: Ato janë për t’i lidhur qytetet e jo për t’i ndarë

    Insajderi
    07 August 2024 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se bashkëbisedimi me qytetarë, me temën ‘Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile’, që do të organizohet nesër në Komunën e Mitrovicës së Veriut prej orës 11:00, është një mundësi për t’u diskutuar brengat e qytetarëve.

    “Është momentum shumë i mirë që të gjithë akterët relevantë të jenë aty dhe të bisedojnë hapur për situatën e raporteve ndëretnike, për krejt investimet që janë bërë nga ana e qeverisë qendrore dhe ajo lokale, por edhe për punët që duhet të bëjë edhe qeveria qendrore edhe ajo lokale që kjo pjesë të jetë në fokus të investimeve publike”, ka theksuar Krasniqi në një prononcim për media pas vizitës që bashkë me ministrin Sveçla kanë bërë tek ura e Ibrit.

    Më tutje ai ka thënë se urat shërbejnë për t’i lidhur qytetarët.

    “Besoj se është momentum shumë i mirë që të vijnë qytetarët, edhe ata që sot kanë protestuar dhe të diskutojmë për brengat që kemi. Mos të harrojmë që urat janë për t’i lidhur qytetarët, për t’i lidhur qytetet e jo për t’i ndarë. Prandaj, është momentum ideal diskutimi, demokracia për ata dhe pres që të ketë pjesëmarrje dhe interesim për diskutime”, ka shtuar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark