Qeveria miraton projektligjin për Trepçën, Lista Serbe lëshon mbledhjen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria miraton projektligjin për Trepçën, Lista Serbe lëshon mbledhjen

    Insajderi
    05 October 2016 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka proceduar projektligjin e ri për “Trepçën” për në Kuvendin e Kosovës.

    Ndërkaq pas procedimit të këtij projektligji, Lista Serbe e ka lëshuar menjëherë sallën, njofton Klan Kosova.

    Procedimi i projektligjit të ri për “Trepçën” u bë vetëm me tre vota kundër.

     

    Diskutohet Ligji për Trepçën, ministrat serbë e kundërshtojnë atë

    Qeveria e Kosovës ka filluar mbledhjen për të diskutuar lidhur me projektligjin për ndërmarrjen Trepça.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e komuniteteve, Branimir Stojanoviq në këtë mbledhje tha se e kundërshton Projekligjin pasi sipas tij, është rezultat i një procesi politik.

    Ai ka deklaruar se serbët nuk kanë marrë pjesë në hartimin e tij dhe se kjo temë do të jetë politike dhe aspak ekonomike, ndërsa ka shprehur shqetësimin e punëtorëve serbë në anën veriore për gjithë këtë process.

    Stojanoviq ka thënë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, do ta kundërshtojnë atë në Kuvendin e Kosovës.

    Ndërkaq Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci tha se projektligji, për të cilin do të votohet të premten në Kuvend, ka për qëllim krijimin e infrastrukturës ligjore për këtë kompani e cila rrezikon të hkojë në likuidim.

    Stavilecit tha se me ligjin e ri, Qeveria e Kosovës është pronar i 80 % të aksioneve në këtë gjigand metalurgjik ndërkaq punëtorëvë do tu takojnë 20 % e tyre.

    “E kemi precizuar qe 6 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, qeveria duhet t’ia paraqesë Kuvendit strategjinë zhvillimore të Trepçës”, tha ministri Stavileci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark