“Distanca e qitjes ishte 2-5 cm…”- Dëshmia e ekspertit mjeko-ligjor për vrasjen e Liridona Ademajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Distanca e qitjes ishte 2-5 cm…”- Dëshmia e ekspertit mjeko-ligjor për vrasjen e Liridona Ademajt

    Insajderi
    06 October 2025 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eksperti mjeko-ligjor, Naim Uka, në dëshminë e tij për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka sqaruar se mjekësia ligjore ka konstatuar që distanca e qitjes në trupin e së ndjerës nga dorasi i akuzuar, Granit Plava, ishte përreth 2-5 centimetra.

    Gjatë ekzaminimit të plagës hyrëse kemi konstatuar përrreth vrimës hyrëse prezencën e faktorëve plotësues të qitjes të cilët kanë shkaktuar djegiën lëkurore me prezencë te grimcave barutit dhe në bazë të këtyre provave mjeko ligjore është konstatuar se distanca e qitjes sillet rreth 2 deri 5 cm. Plaga është përshkruar se ka formë trekëndëshe e cila është e shoqëruar me thyrje të shumëfishta kockore”, ka thënë ai.

    “Si rezultat i kësaj plage ka ardh edhe gjakderdhia e brendshme dhe e jashtme trurore e cila është edhe shkaku i vdekjes”, ka shtuar Uka.

    Në raste të ngjashme kur mungojnë të dhënat preliminare nga vendi i ngjarjes gjatë kryerjes të autopsisë mjeko ligjore kryhen edhe ekzaminet e duarve të të ndjerëve. Edhe në këtë rast kemi kryer ekzaminim e dy duarve të të ndjerës në mënyrë që në mungesë të faktorëve plotësues të qitjes. Është eleminuar mundesia që e njejta të ketë përdorur armë apo të ketë ndodhur ndonjë vetëvrasje“.

    Përveç plagës vdekjeprurese ekzaminohen të gjitha dëmimet tjera eventuale trupore e në rastin konkret gjatë ekzaminimit të jashtëm trupor është konstatuar gjakëderdhja nënlëkurore“. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark