Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në evropianin e xhudos, reagon Driton Kuka - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në evropianin e xhudos, reagon Driton Kuka

    Insajderi
    23 April 2025 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhudistja jonë, Distria Krasniqi, e tregoi edhe një herë madhështinë e saj në arenën ndërkombëtare duke e fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të mbajtur në Podgoricë, Mali i Zi.

    Me paraqitje të jashtëzakonshme nga ndeshja e parë deri në finale, Distria i siguroi Kosovës një tjetër moment krenarie dhe lavdie në sportin e xhudos, shkruan Insajderi.

    Pas këtij suksesi të madh, trajneri i saj, Driton Kuka, reagoi me disa fjalë:

    “Kampione Evropiane, Disi!
    Kampionati Evropian – Podgoricë!
    Kosova mbi të gjitha!”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark