Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

    Insajderi
    01 February 2025 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit.

    Distria në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me tri dënime për Ippon, francezen Alyssia Poulange.

    Krasniqi në çerekfinale mposhti spanjollen Ayumi Leiva Sanchez. Kurse në gjysëmfinale humbi me Ippon, kundër japonezes Kisumi Omori.

    Në ndeshjen vendimtare për medaljen e bronztë, ajo fitoi ndaj Khorloodoi Bishrelt nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke siguruar edhe një sukses tjetër të madh për xhudon kosovare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    01 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark