Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka pësuar humbje në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit.
Krasniqi pësoi humbje nga japonezja Kisumi Omori, e cila e mposhti xhudisten tonë me ‘Ippon’.
Pas kësaj disfate, Distria tashmë do të synojë medaljen e bronztë, teksa kujtojmë se në garë për medalje janë edhe Akil Gjakova dhe Nora Gjakova.
Nga kjo garë qysh në raundin e parë në ndërkohë u eliminuan Erza Muminoviq dhe Dardan Cena.