Distria Krasniqi stoliset me medalje të argjendtë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Distria Krasniqi stoliset me medalje të argjendtë

    Insajderi
    07 March 2025 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në ‘Grand Prix Upper Austria 2025’ në kategorinë deri 52 kilogramë, pasi u mposht në finale nga xhudistja japoneze Iroha Oi. 

    Distria e kishte nisur në mënyrë të përkryer garën për medalje në Linz Grand Prix, duke fituar në raundin e dytë, pasi të parin e kaloi pa luftë. 

    Në raundin e dytë, xhudistja pejane ishte më e mirë se kundërshtarja amerikane, Jenna Schurr, duke e mposhtur me ippon. 

    Pas kësaj fitore, Distria u kualifikua në çerekfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë, ku aty u përball me serben Nikolina Nisavic. 

    Xhudistja jonë e kaloi edhe këtë pengesë me sukses, duke arritur fitore ndaj kundërshtares serbe brenda 25 sekondash çka bëri që ajo të sigurojë  kalimin në gjysmëfinale. 

    Në gjysmëfinale, xhudistja pejane u ndesh me hungarezen Reka Pupp, të cilën gjithashtu e mposhti me ‘waza-ari’ pa shumë vështirësi për të arritur në finalen e madhe. 

    Në finale Distria nuk pati fat duke u mposhtur brenda pak sekondave me ‘Ippon’ nga xhudistja japoneze.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark