Dita Botërore e Poezisë i kushtohet poetit Basri Çapriqi - Insajderi
×
Kulturë

Dita Botërore e Poezisë i kushtohet poetit Basri Çapriqi

Insajderi
20 March 2018 - 15:11
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Poezisë, studentët e Degës së Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filologjisë në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre, organizojnë  aktivitetin kulturor të pagëzuar Mesdita poetike.

Ky aktivitet do t’i kushtohet  poetit, studiuesit dhe profesorit  Basri Çapriqi, i cili në muajin janar të këtij viti iku në amshim. Me këtë rast, duke e nderuar jetën dhe veprën e poetit, do të lexohen pjesë nga krijimtaria e tij letrare, si dhe poezi përkushtimi për të. Gjithashtu, studentët do t’i lexojnë krijimet e tyre.

Takimi letrar do të mbahet më 21 mars 2018, në orën 12.00, në amfiteatrin e vogël të Fakultetit të Filologjisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark