Dita Botërore të Lirisë së Shtypit – Haradinaj: Qëndrojmë krah medias, në mbrojtje e respekt ndaj fjalës së lirë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dita Botërore të Lirisë së Shtypit – Haradinaj: Qëndrojmë krah medias, në mbrojtje e respekt ndaj fjalës së lirë

    Insajderi
    03 May 2024 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies nga “Reporterët pa Kufij”, duke u renditur e 75-ta nga 56-ta sa ishte vjet.

    Haradinaj ka thënë se mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë.

    “Sunduesve i pengon liria e shprehjes, liria e mediave! Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë! Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, reflektojmë mbi rëndësinë e lirisë së fjalës dhe lirisë së medias”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Ai ka thënë se mbetet shqetësuese qasja e eksponentëve të pushtetit me sulmet e orkestruara që i bëjnë mediave dhe tendenca për kontroll ndaj tyre.

    “Shqetësues mbetet qasja e eksponentëve të pushtetit me sulmet e orkestruara që i bëjnë mediave dhe tendenca për kontroll ndaj tyre, duke shënuar regres alarmant sa i përket lirisë së medias, i vërtetuar edhe nga raportet e institucioneve kredibile ndërkombëtare. Qëndrojmë krah medias, në mbrojtje e respekt ndaj fjalës së lirë!”, ka shkruar kreu i AAK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark