Një ditë tjetër, medalje të reja për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ekipi olimpik amerikan ka vazhduar të shtojë në sirtarët e tyre medalje të reja olimpike në ditën e 12-të të Olimpiadës, shkruan Gazeta Express.
ShBA-ja prin në listën e medaljeve me 94 gjithsej, 27 të arta, 35 të argjendta dhe 32 të bronzta.
Në vendin e dytë është Kina me 65 gjithsej, 25 të arta, 23 të argjendta dhe 17 të bronzta.
E treta është Australia me 18 të arta, 12 të argjendta dhe 11 të bronzta, duke lënë në vendin e katërt nikoqirin, Francën me 13 të arta, 17 të argjendta dhe 21 të bronzta.
Në top-10she janë edhe Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Japonia, Italia, Holanda dhe Gjermania.