Dita e 5-të – Vazhdon kryengritja masive e popullatës kundër rritjes së çmimeve në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Dita e 5-të – Vazhdon kryengritja masive e popullatës kundër rritjes së çmimeve në Shqipëri

    Insajderi
    13 March 2022 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqiptarët janë ngritur edhe sot në protestë! Në ditën e pestë të protestës, në shenjë kundërshtimi për rritjen e çmimeve, tubimi  i tyre ka nisur nga sheshi ‘Skëndërbej’ duke vijojë marshimin drejt Kryeministrisë. Lajtmotivi i protestës së sotme do jetë ‘nuk mjafton vazhdojmë!”.

    KËRKESAT E QYTETARËVE:

    1. Shpallje në Fletoren Zyrtare të minimumin jetik
    2. Ulja e çmimit të naftës në kuotat paralufte.
    3. Çdo ushqim i ngritur të kthehet në koston e mëparshme.
    4. Të deklarosh sa është nafta rezervë e shtetit shqiptar
    5. Të deklarosh sa është fondi për emergjencat
    6. Sa rezerva ke në magazina për gjendjen e jashtëzakonshme

    Prej të mërkurës qytetarët kanë dalë në protesta nga Veriu në Jug, për rritjen e çmimit të karburantit, por edhe rritjes së çmimit të të gjitha produkteve ushqimore dhe taksave. Kryeministri Rama pati një reagim pas ditës së parë të protestës dhe njoftoi ngritjen e Bordit të Administrimit të karburantit, çka pasoi me uljen e ndjeshme të çmimit të karburantit, i cili ishte ngritur prej disa ditësh me lëvizje të ndryshme, me raste dhe dy herë brenda ditës. Rama tha se ata që protestojnë nuk janë popull, por po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark