![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë bojkotuar pritjen solemne të krerëve shtetëror për 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës të organizuar nga liderët kosovarë.
Organizimi është duke u zhvilluar ndërsa, ambasadorët nuk janë parë të pranishëm në këtë mbrëmje.
Prezent në ndejën shtetërore janë disa ambasador tjerë si i Zvicrës e Arabisë, por jo edhe ata të QUINT-it.
Po ashtu i pranishëm është edhe gjenerali i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia.
Mes tyre në ndej ndodhen edhe politikanë, ministra, deputetë, ish-udhëheqës e përfaqësuese të shoqërisë civile.