Dita e finales: Prishtina dhe Llapi luftojnë për trofeun e Kupës së Kosovës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Dita e finales: Prishtina dhe Llapi luftojnë për trofeun e Kupës së Kosovës

    Insajderi
    22 May 2025 - 09:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot (e enjte) është paraparë të luhet finalja e madhe e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit.

    Prishtina dhe Llapi do të ndeshen mes vet në stadiumin Fadil Vokrri, me fillim nga ora 21:00.

    Kjo finale e Kupës së Kosovës do të thotë shumë për të dyja skuadrat, pasi fitorja do t’i dërgonte në kualifikueset për Ligën e Evropës.

    Përveç kësaj, ky trofe do të ngushëllonte secilën skuadrës pas një sezoni të tmerrshëm në Superligën e Kosovës, ku Prishtina vetëm në xhiron e fundit siguroi mbijetesën, teksa Llapi është ende në garë për mbijetesë dhe barazh.

    Ndryshe, Prishtina ka më së shumti Kupa të Kosovës në histori, pasi e ka fituar plotë tetë herë, ndërsa Llapi e fituar dy herë. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark