'Dita e grave’ për Engjëllushen, me veshje tradicionale - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    ‘Dita e grave’ për Engjëllushen, me veshje tradicionale

    Insajderi
    14 July 2025 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e shtune, Engjëllusha dhe Mërgimi jetuan një nga momentet më të bukura të jetës së tyre.

    Çifti kurorëzoi dashurinë tre vjeçare me martesë, me një dasëm madhështore që mori vëmendjen e mbarë opinionit publik.

    Dhe ashtu siç e do tradita shqiptare, ditën e nesërme, u mbajt “Dita e Grave” – ku të afërmet dhe rrethi i ngushtë familjar shkojnë për të parë nusen me veshje tradicionale shqiptare në ditën e parë të martesës.

    Engjëllusha shkëlqeu me veshje tradicionale të zonës së Opojës, me dallama dhe dimia të punuara në çdo detaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark