×
  • Lajme
  • Lajme

    Dita e parë dhe e fundit e punës: Fotoja e 20 vjeçarit të vrarë në Velipojë i veshur si shef kuzhine

    Insajderi
    28 June 2021 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përplasja për shezllonet në Velipojë, solli vrasjen e 4 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve, mes tyre dhe një 20 vjeçari të pafajshëm.

    Si pasojë e konfliktit me armë mes dy familjeve biznesmene, të vdekur në vend kanë mbetur Kujtim Ferracaku, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj si dhe Muzerim Zeneli, vetëm 20 vjeç, punëtor dhe sapo kishte mbyllur ditën e tij të pare të punës në hotelin ku ndodhi masakra.

    Mësohet se ai punonte në kuzhinën e hotelit “Gocaj” ku kishte ditën e tij të parë të punës, por për të rezultoi të ishte edhe dita e fundit, jo vetëm në kuzhinë që e kishte pasion, por e fundit edhe në këtë botë.

    InDoks | 100 dite i vetem ne Fron

    Në rrjetet sociale është publikuar edhe një foto e të riut i veshur si shef kuzhinë, ëndërr që iu pre në mes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark