Një video lojë ku njerëzit duhet të kryejnë sulme seksuale tek femrat me qëllim që të arrijnë rezultate në lojë është fshirë nga një platformë e famshme e lojërave,shkruan Insajderi.
The Rape Day apo dita e përdhunimit është një lojë e cila përfshinë dhunë, sulm seksual, gjuhë banale, nekrofili dhe incest.
Kjo lojë mori një vëmendje me anë të një proteste të madhe, ku u bë një peticion online duke bërë thirrje që loja të fshihet.
Ky peticion arriti të mbledh më shumë se 3 mijë nënshkrime, ku edhe u arrit qëllimi i heqjes së lojës nga përdorimi.
Kompania Steam e cila merret me kontrollimin e politikave të lojërave kompjuterike, tha se Dita e përdhunimit paraqet shpenzime dhe rreziqe të panjohura, prandaj nuk mund të jetë në Steam.
“Ne i respektojmë dëshirën e zhvilluesve për të shprehur veten dhe qëllimi i Steam është që të ndihmojmë zhvilluesit të gjejnë një audiencë, por ky zhvillues lojërave ka zgjedhur përmbajtje jo të përshtatshme që e bën shumë të vështirë për ne që t’i ndihmojmë ata ta bëjnë këtë”- ka thënë kompania Steam.
Nuk është hera e parë që ata janë detyruar të heqin një lojë nga programi.
Vitin e kaluar ishte një video e faturuar si një simulim në shkolla, e cila u detyrua të largohet nga platformapas nënshkrimit të një peticioni prej më shumë se 200 mijë personave.
Në anën tjetër ka pasur reagime edhe për fshirjen e lojës, ku është kërkuar për tu gjetur një mënyrë tjetër për shpërndarjen e saj.
“Hapi i parë është gjetja e një vendi tjetër për ta shitur lojën, pastaj të kontaktojmë zhvillues cilësor lojërat e të cilëve ishin fshirë për përmbajtje pornografike dhe asgjë ilegale, për të organizuar një sajt me lojëra pornografike që janë shumë të qortueshme nga kompania Steam”- ka shkruar një zhvillues i këtyre lojërave.
“Kjo do të marrë kohë pasi duhet gjetur një procesor të duhur për pagesë për një projekt të tillë, por mos u shqetësoni… do të ndodh”- ka shtuar ai./Insajderi.com