"Dita e relaksit dhe shopping-ut", komuna e Dragashit shpenzon 22 mijë euro për vizitë në Austri, shpërblehet me tender kompania e bukës dhe ëmbëlsirave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Dita e relaksit dhe shopping-ut”, komuna e Dragashit shpenzon 22 mijë euro për vizitë në Austri, shpërblehet me tender kompania e bukës dhe ëmbëlsirave

    Insajderi
    16 May 2025 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Dragashit e udhëhequr nga Bexhet Xheladini i LDK’së, ka nënshkruar kontratë 22 mijë euro për një vizitë gjashtëditore në Austri për stafin dhe delegatët e Kuvendit Komunal. Me tender është shpërblyer një kompani që merret me prodhimin e bukës dhe ëmbëlsirave. “Sweet Bakery SH.P.K” nuk ka asnjë aktivitet që figuron se merret organizimin e udhëtimeve. Insajderi ju sjell detaje.

    Gazeta Insajderi

    Komuna e Dragashit, dje, më 15 maj, ka nënshkruar kontratë për “Vizitë studimore të delegatëve dhe stafit të Kuvendit të komunës për në Republikën e Austrisë”.

    Çmimi i parashikuar i kontratës ka qenë 22 mijë euro.

    Komuna e Dragashit e ka shpërblyer me këtë tender kompaninë “Sweet Bakery SH.P.K”.

    Me vlerën e përgjithshme të kontratës prej 22 mijë euro.

    Gazeta Insajderi ka hulumtuar rreth kompanisë fituese Sweet Bakery SH.P.K, e që aktivitetet e saj, dhe tenderit që ka fituar janë plotësisht të kundërta. Kështu duke shtuar dyshimet rreth kësaj kontrate.

    Sweet Bakery SH.P.K është biznes me pronar Gazmend Hotin.

    Aktivitet kryesor i këtij biznesi është “Prodhimi i bukës, simiteve dhe ëmbëlsirave të freskëta“.

    Aktivitet sekondar është “Përpunimi i produkteve të tjera ushqimore p.k.t”

    Sipas detajeve të tenderit, vizita në Austri do të zgjatë gjashtë (6) ditë.

    Ditën e parë vizitohet katedralja e Shën Demnius dhe pallati i Dioklecianit.

    Dita e dytë shëtitje në Maribor apo Zagreb.

    Dita e tretë eksplorim i Qendrës historike të Vienës, dhe mbrëmje relaksuese në Prater.

    Dita e katërt, është dita e relaksit dhe ‘shopingut’ per stafin e komunës.

    Dita e pestë vizitohen kulturat dhe arti në Linz.

    Dhe dita e e gjashtë, pas shëtitjeve në Zadar, dhe pasi darkës bëhet nisja për në Dragash.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në komunën e Dragashit, se si është shpërblyer me kontratë vizite, një kompani që ka primare prodhimin e bukes dhe ëmbëlsirave, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark