
Sot në tërë Kosovën po mbahet procesi i zgjedhjeve lokale, ku do të përcaktohen kryetarët e rinj për 38 komunat.
Në kuadër të kësaj, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, ka angazhuar patrulla mobile në terren për të monitoruar situatën e sigurisë në të gjithë vendin.
Sipas EULEX-it, prania e tyre synon të ndihmojë në krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt, i cili është thelbësor për të garantuar që qytetarët me të drejtë vote të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike në mënyrë të lirë dhe pa pengesa.
EULEX riafirmon përkushtimin e tij për të mbështetur institucionet vendore në sigurimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të rregullt.