×
  • Lajme
  • Lajme

    Dita kur monarkia e Shqipërisë shpallet e jashtëligjshme

    Insajderi
    02 January 2021 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një muaj pasi Fronti Demokratik mori kontrollin e Asamblesë së re Kombëtare në Shqipëri, më 2 janar 1946, qeveria komuniste shpalli jashtë-ligjësimin monarkinë.

    Kështu, mbreti Zog u shkarkua zyrtarisht de-jure. Atij dhe trashëgimtarëve iu hoqën të gjitha të drejtat dhe pronat dhe u ndalohej “përgjithmonë” kthimi në territorin e Shqipërisë.

    Komunistët e shpallën Shqipërinë Republikë Socialiste Popullore, duke rrëzuar de jure Mbretin Zog. Më herët, Zogu lëshoi një deklaratë, duke i cilësuar zgjedhjet e dhjetorit 1945 jo të lira dhe, si të tilla, s’mund ta rrëzonin monarkinë.

    Ai edhe vetë e kuptonte se teoria e legalitetit nuk mund të vlente në këtë rast, pasi vetë e rrëzoi në 1925-ën Princin Vid nga froni përmes shpalljes së republikës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark