Ditë e diel, natë Bajrami- Megjithatë Armend Muja nuk harron që të bëjë një servilosje radikale ndaj Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ditë e diel, natë Bajrami- Megjithatë Armend Muja nuk harron që të bëjë një servilosje radikale ndaj Kurtit

    Insajderi
    01 May 2022 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka quar në “qiell” punën e shefit të tij duke postuar në facebook se Albin Kurti është kryeministri me shkallën më të lartë të knaqshmërisë nga matjet e opinionit publik për punën e kryeministrit.

    Këto të dhëna janë publikuara më parë por ashkush nuk është marrë me t., Muja i publikon në llogarinë e tij në facëbook duke thënë se korrupsioni nuk është më shqetësim kryesor për Kosovën.

    Postimi i plotë:

    Albin Kurti, Kryeministër i popullit, nga populli, për popullin – Kurti ka regjistruar shkallën më të lartë të knaqshmërisë me punën e Kryeministrit në matjet e opinionit publik që nga viti 2012. Këto të dhëna të publikimit të tremujorit të fundit të çdo viti 2012-2021 të Pulsit Publik të UNDP/USAID janë bërë publike javë më parë por nuk kanē gjetur mbulueshmëri mediatike. Të dhënat tregojnë që korrupsioni nuk është më shqetësim kryesor për Kosovën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark