
Inspektorati i Punës ia ka shqiptuar edhe një dënim Telekomit të Kosovës në vlerë prej një mijë euro. Gjoba është shqiptuar si shkak i shkeljes së të drejtave të një punonjësi. Para një jave, Sadri Hykosmani, një tjetër punonjës, fitoi rastin kundër ndërmarrjes publike në inspektorat.
Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë një vendim të marrë më 26 shkurt nga Inspektorati i Punës, ku thotë se në rastin e nëpunësit të ndërmarrjes publike janë shkelur tri dispozita të Ligjit të Punës.
Punonjësi në inspektorat është ankuar se nëpërmjet emailit ishte njoftuar nga Telekomi për mos-vazhdim të kontratës aktuale për pozitën me gradën 15, si dhe për sistemimin e tij në një pozitë me gradën 10. Pra, duke e degraduar për 5 grada.
“Me rastin e ri-inspektimit të ankesës së pala ankuese, me datë 13.12.2024, ka parashtruar ankesë në Inspektoratin Qendror të Punës, ankese kjo e protokolluar me nr.1210/2024, të parashtruar kundër punëdhënësit “Telekomi i Kosovës” Sh.A., me pretendimin se punëdhënësi me datën 31.10.2024, përmes e-mailit jam njoftuar nga Departamenti i Burimeve Njerëzore të Telekomit të Kosovës të cilët i referohen udhëzimeve te Kryeshefes Ekzekutive, për mos vazhdim të kontratës aktuale të punës për pozitën | ku kisha gradën 15, si dhe me gradën 10”, thuhet në vendim.
Inspektorati i Punës precizon se ankuesi thotë se Telekomi i Kosovës ka shkelur shtatë herë nenin 10.5 të Ligjit të Punës, i cili parasheh se “Kontrata për një periudhë të caktuar që ripërtërihet në mënyrë të qartë ose të vetëkuptueshme për një periudhë të punësimit më të gjatë se dhjetë (10) vite, konsiderohet si kontratë për një periudhë të pacaktuar kohore“.
Ankuesi tutje thotë se me rastin e propozimit të “pozitës së re”, nuk ka marrë parasysh kërkesat dhe obligime që rrjedhin nga neni 17.2 i Ligjit të Punës, duke i ofruar pozitë më të ulët, pozitë që kërkon kualifikim më të ulët dhe pagë shumë më të ulët sesa kontrata aktuale.
Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në adresë të ndërmarrjes publike lidhur me këtë rast për t’i pyetur nëse e kanë pranuar këtë vendim dhe ka kërkuar një koment nga ta, por Telekomi i Kosovës s’kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.
Insajderi raportoi para një jave edhe për një gjobë tjetër. Bëhet fjalë për rastin e punonjësit Sadri Hykosmani, të cilit po ashtu, sipas vendimit të Inspektoratit, iu kanë shkelur të drejtat e punës.
LEXO EDHE:
Gazeta Insajderi siguroi vendimin e Inspektoratit të Punës, i marrë në shkurt të këtij viti, i cili dënonte Telekomin me një mijë euro gjobë.
Në dënim thuhet se ndërmarrja publike nuk i ofroi kontratë të pacaktuar Sadri Hykosmanit, punonjësit të Telekomit i cili kishte punuar për më shumë se 10 vite atje.
“Pas shqyrtimit të ankesës nga pala ankuese, Sadri Hykosmani, me nr prot.796/24 të datës 15.08.2023 dhe shqyrtimit të dokumentacionit relevant të prezantuara nga ana e punëdhënësit Telekomi i Kosovës Sh.a, u konstatua se punonjësi Sadri Hykosmani është në marrëdhënie punë me punëdhënësin nga viti 2010, edhe pse ka mbajtur mbi dhjetë (10) vite angazhim pune me kontrata në kohë të caktuar, i njëjti nuk është pajisur me kontratë pune me kohë të Pacaktuar, është bërë konstatimi i këtyre parregullsive:
Punëdhënësi është përgjegjës për cenimin e dispozitës së nenit 10 paragrafi 5 Ligjit Nr. 03/L- 212 të Punës, i cili ka përcaktuar se: “Kontrata për një periudhë të caktuar që ripërtërihet në mënyrë të qartë ose të vetëkuptueshme për një periudhë të punësimit më të gjatë se dhjetë (10) vite, konsiderohet si kontratë për një periudhë të pacaktuar kohore“”, thuhet në vendim.
Inspektorati i Punës bëri të ditur se përkundër vërejtjes përmes raportit zyrtar, Telekomi i Kosovës nuk ka marrë vendim për ndryshimin e gjendjes së konstatuar në të.
Telekomi i Kosovës para një jave në një reagim zyrtar e cilësoi si organ jokompetent për të trajtuar çështje nga marrëdhënia e punës.
“Në të gjitha këto vendime, që trajtojnë çështje statusore nga marrëdhënia e punës dhe kontratat e punës, Gjykata Komerciale e Kosovës, siç është duke vendosur, me të drejtë, është duke e shpallur Inspektoratin e Punës si organ jokompetent për të trajtuar çështje të tilla nga marrëdhënia e punës, duke e theksuar se çështjet e tilla janë në kompetencën e drejtpërdrejtë të gjykatës dhe në asnjë formë Inspektorati i Punës nuk mund të përvetësojë e mveshet me funksionet e gjyqësorit“, u tha në reagimin e Telekomit.
Për çështjen e shkeljes së të drejtave të punonjësve kryeshefja ekzekutive, Burbuqe Hana, drejtori i Financave, Feim Kelmendi dhe menaxheres së Burimeve Njerëzore, Hajrije Mustafa – Hykollit, u patën kallëzuar penalisht pranë Prokurorisë Speciale.
Inspektorati i Punës si mbikëqyrës i Ligjit të Punës ka gjobitur në vazhdimësi Telekomin e Kosovës.
Ndërmarrja publike e ka shkelur një udhëzim administrativ që është obligativ të zbatohet edhe për ndërmarrjet publike. Përmes evitimit të këtij udhëzimi administrativ, kryeshefja ekzekutive Burbuqe Hana përzgjedhte njerëzit e preferuar të saj nëpër konkurse.
Kjo manifestohej përmes largimit të testit me shkrim, kufizimit të afatit kohor për ankesa dhe përfshirjeve të saj nëpër komisione vlerësuese.
Gjykatësja e Gjykatës Komerciale, Vlora Pacolli, motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacollit, në dy raste të veçanta ka Gazeta Insajderi kishte raportuar për dy vendime të periudhave të ndryshme kohore, ku vënë në mëdyshje ligjshmërinë e Inspektoratit të Punës. Këto dy vendime, të nxjerra nga gjykatësja Vlora Pacolli, e cila është edhe motra e deputetes Fitore Pacolli, e “aprovojnë” nofkën që nga menaxhmenti i Telekomit thonin për Inspektoratin e Punës: Gjobvënës i paligjshëm.
Në një vendim të nxjerrë më 28 nëntor të këtij viti, Pacolli ia aprovon në tërësi ankesën e Telekomit të Kosovës lidhur me një gjobë prej tre mijë eurove, e cila është konfirmuar nga dy shkallët e Inspektoratit të Punës.
“Gjykata vlerëson se i të paditurit Inspektorati i Punës ka tejkaluar kufijtë e kompetencës të cilat me ligj të veçantë janë përcaktuar tek një institucion tjetër, në këtë rast, të gjykatës, dhe me nxjerrjen e vendimit të kontestuar, ka vepruar në kundërshtim me nenin 5 par. 5 të Ligjit të Inspektoratit të Punës, par. 6 dhe 7 të Rregullores UA nr.07/2012 dhe nenin 70 par. 1.4 dhe 1.6 të Ligjit të Punës, andaj gjykata bazuar në nenin 35 të LKA-së, konstatoj se akti administrativ i lëshuar nga organi administrativ në kundërshtim me parimin e ligjshmërisë të përcaktuar ne LPPA, neni 4, Organet publike veprojnë në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi, si edhe me rregullat e përgjithshme administrative të zbatueshme brenda kompetencave të tyre dhe në përputhje me qëllimin për të cilat janë dhënë këto kompetenca”, thuhet ndër të tjera në aktvendim.
Në ankesën e aprovuar në tërësi të ndërmarrjes Telekomi i Kosovës, thuhet se inspektori që kishte shqiptuar këtë gjobë iu është referuar gabimisht Ligjit ë Punës, teksa pretendon se Inspektorati i Punës nuk ka kompetencë të trajtoj dhe vendos për çështje të kontesteve të punës.
“E në rastin konkret, Inspektori i Punës, Fatmir Halili, nuk ka pasur autorizime që të trajtojë ankesën e ankuesit … Konsideron se Inspektori i lartpërmendur ka tejkaluar kompetencat e veta të cilat i janë përcaktuar ligji dhe si rezultat, vendimin e ankimuar e konsideron të padrejtë dhe të paligjshëm për shkak se Inspektori, ka shqiptuar gjobat duke u mbështetur dhe referuar gabimisht në nenin 92.1 të Ligjit të Punës nr.03/L-212 sepse në rastin konkret me dispozitat e nenit 92.4 përpos që nuk ka kompetencë të trajtoj dhe vendosi për çështje të kontesteve të punës, asnjëra nga gjobat e shqiptuara për cenimet e pretenduara nga i padituri, nuk janë të përcaktuar si gjobë në Udhëzimin Administrativ Nr.07/2012“, thuhet ndër të tjera në aktvendim.
Ngjashëm veproi edhe në një rast tjetër motra e Fitore Pacollit. Ajo në një aktgjykim të këtij viti aprovon në tërësi ankesën e Telekomit të Kosovës për një gjobë të Inspektoratit të Kosovës për shkelje të të drejtave të punonjësve dhe shtyn ekzekutimin e saj. /Insajderi.org/vendim duke i dhënë të drejtë Telekomit të Kosovës në ankesat e tyre lidhur me gjobat që ua ka shqiptuar Inspektorati i Punës për shkelje të të drejtave të punonjësve të ndërmarrjes publike. /Insajderi.org/