×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ditë e turpit, praktikantët i kanë ditët e numëruara”, Komuna dërgon në OSHP ankesën për stadiumin në vend se ta dërgoj në Gjykatë Komerciale

    Insajderi
    29 August 2024 - 20:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Gjilanit, ka kërkuar nga OSHP të shfuqizoj vendimin për anulimin e tenderit për renovimin e stadiumit të Gjilanit, të cilin Alban Hyseni ua besoj dostave të tij. Kjo komunë kishte shpërblyer me tender afro 15 milionë euro dy biznesmen të akuzuar për mashtrim. Bujar Shabanin, pronar i kompanisë “Bageri” dhe “Kosova Asfalt” dhe Fatlum Pirevën të “El-Bau”.

    Por, që këtë kërkesë si duket e ka bërë në vendin e gabuar.

    Organi Shqyrtues i Prokurimit, i ka treguar Komunës së Gjilanit që t’i drejtohet Gjykatës Komerciale.

    Lidhur me këtë ka reaguar, Gentrit Murseli, anëtar i Kuvendit në Kuvendi Komunal Gjilan, i cili tha se në Gjilan sot është ditë e turpit.

    Ai ka ironizuar se kryetari Alban Hyseni është duke punuar me praktikantë.

    “Sot në Gjilan do të duhej të ishte ditë feste por është ditë e turpit! Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni duke mos pasur njohuri elementare rreth Ligjit të Prokurimit Publik bashkë me kabinetin e tij të praktikantëve, në vend se të ankohen në Gjykaten Komerciale për vendimin e OSHP-së lidhur me stadiumin, janë ankuar në OSHP. Praktikantët i kanë ditët e numëruara në zyret e komunës, çdo ditë me ta brenda është humbje për qytetarët e Gjilanit.Ndryshimi ka emër, quhet DËSHTIM”, ka shkruar Murseli në “Facebook”.

    Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), në fillim të gushtit kishte marrë një vendim për të rikthyer në pikën zero procesin e tenderit për renovimin e Stadiumit në Gjilan.

    Ky vendim ishte marrë pas një ankese të bërë nga një operator ekonomik i cili ka konkurruar në këtë tender. 

    Ndërsa me datë 19 gusht, Komuna e Gjilanit, ka bërë ankesë ndaj Panelit Shqyrtues të Prokurimit, duke kërkuar që anulojnë vendimin me të cilin anulohet tenderi për dostat e kryetarit, Alban Hyseni.

    Në ankesën e dorëzuar nga kjo komunë, kanë pretenduar se vendimi i OSHP-së, nuk ka interpretuar saktë ligjin.

    Sipas, tyre vendimi për anulim është në kundërshtim me ligjin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark